Kate e William ‘’të shqetësuar’’ për të ardhmen e Princeshës Charlotte e Princit Louis
Shpërndaje

Kate e William kanë nisur që tani të mendojnë për të ardhmen e princeshës Charlotte e princit Louis, duke nisur me arsimin e formimin e duhur në shkollë. Nëse për vëllain e tyre të madh, George, gjërat janë më të qarta e është shkruar se do të ketë fronin, për më të vegjlit duhet një punë… sigurisht, e një niveli të lartë e të denjë për familjen që përfaqësojnë.
Për ta, Kate e William i kanë idetë e qarta, të përshkojnë një nivel arsimor që t’i garantojë një të ardhme të mirë. Pak rëndësi ka nëse do të merren me punët e familjes,për ta mbetet thelbësor arsimimimi në Cambridge. Duka e Dukesha e Cambridge-it, nuk marrin pushime jashtë kalendarit shkollor për George e Charlotte (Louis ende nuk shkon në shkollë), që ata të mos ndihen ndryshe nga shoqet e shokët e klasës.