Kate Middelton ndan eksperiencën e saj të prindërimit: Izolimi me fëmijët ishte rraskapitës
Shpërndaje

Me pandeminë dhe masat e diktuara prej saj, pothuajse në të gjithë botën mësimi është zhvilluar online. Kjo periudhë ka qenë sfilitëse edhe për prindërit. Në një dalje të fundit, edhe dukesha e Kembrixhit është shprehur se sfidat e prindërve dhe shkollimit në shtëpi gjatë bllokimit e kanë rraskapitur edhe atë. Gjatë një video-konference me një grup prindërish, dukesha i nxiti njerëzit të drejtoheshin te të dashurit dhe miqtë nëse ata ndiheshin të izoluar. Kate mori pjesë në diskutimin me prindër, fëmijët e të cilëve ndjekin shkollën Roe Green Junior në Kingsbury, në Londër së bashku me mësuesen e tyre.
Si pjesë e një ushtrimi, gjatë telefonatës, mësuesja i kërkoi grupit të shkruante një fjalë që përshkruan prindërimin gjatë kësaj pandemie. Dukesha zgjodhi fjalën “rraskapitëse”, ndërsa prindërit e tjerë kishin ndjesi të ngjashme, duke shkruar “plot tension”, “durim” dhe “sfidues”.