Kate Middleton dhe Princi William festojnë 10 vjetorin e martesës
Shpërndaje

Kate Middleton dhe Princi William festojnë ditën e sotme 10 vjetorin e tyre të martesës, pasi i thanë ‘’Po’’ njëri-tjetrit më 29 Prill të vitit 2011 në një ceremoni madhështore.
Për të celebruar dhe kujtuar këtë momente të bukur në jetën e çiftit Pallati Mbretëror ka publikuar një fotografi në Twitter ku Middleton dhe William shfaqen të dy të qeshur ndërsa shkëmbejnë një përqafim.
Ky set i ri fotografik është realizuar nga fotografi Chris Floyd.
Taken this week ahead of The Duke and Duchess’ 10th wedding anniversary
📸 Chris Floyd pic.twitter.com/aEgEiKRIdT
— The Duke and Duchess of Cambridge (@KensingtonRoyal) April 28, 2021
Dyshja janë prindër të tre fëmijë: Princi George, shtatë vjeç, Princesha Charlotte, pesë vjeçe dhe Princi Louis, tre vjeç.
Princesha Charlotte pritet të festojë ditëlindjen e saj të gjashtë këtë fundjavë. Për shkak të pandemisë dhe ndarjes nga jeta të Princit Philip pak javë më parë , familja mbretërore nuk ka njoftuar për festime.