DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kate Middleton ishte ylli i mbremjes në premierën botërore të “No Time To Die”

Shpërndaje

Kate Middleton ishte ylli i mbremjes në premierën botërore të filmit të ri të James Bond, “No Time To Die”. Mes yjeve të shumtë që ishin të pranishëm, Dukesha e Kembrixhi rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve teksa kishte veshur një fustan mahnitës prej ari, të krijuar nga stilistja Jenny Packham.

Kate Middleton ishte ylli i mbremjes në premierën botërore të “No Time To Die” 1Fustanin me vlerë 2800 paund, ajo e kombinoi me vathë të markës “Onitaa” me vlerë 290 paund.

Kate Middleton ishte ylli i mbremjes në premierën botërore të “No Time To Die” 2Middleton shoqërohej nga Princi William dhe Princi Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla.

Kujtojmë që “No Time To Die” është filmi i 25-të i serisë së filmave “Bond” dhe filmi i pestë me Daniel Craig në rolin e agjentit 007. Filmi do të nisë të shfaqet në kinematë britanike më datën 30 shtator, ndërsa është seria e fundit ku në rolin e “Bond” do të jetë aktori Daniel Craig.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *