Katër metoda natyrale si të largosh dhimbjen e kokës
Shpërndaje

Dhimbja e kokës është shumë shqetësuese për miliona njerëz në ditët e sotme. Përveç medikamenteve, ekzistojnë edhe disa metoda natyrale që mund të lehtësojnë apo ndihmojnë në largimin e dhimbjes së kokës.
- Konsumim i i sa më shumë ujë
Shpesh dhimbja e kokës ndodh për shkak të dehidratimit. Prandaj mundohuni të pini sa më shumë ujë gjatë ditës si dhe të merreni me sporte ujore.
- Limoni
Limoni është shumë efikas në kurimin e dhimbjes së kokës. Pinë ujë të vakët të përzierë më lëng limoni të shtrydhur. Në të mund të shtoni edhe kripë natyrale himalajesh që ka shumë minerale, si edhe, nëse ju pëlqen, edhe pak lëng frutash të shtrydhur të freskët.
- Kompresat e ftohta e të ngrohta
Kur ndjeni një dhimbje pulsuese, vendosni mbi ballë një pecetë të ftohur më parë, ose një qese me perime të ngrira, të mbështjellë me një pecetë. E ftohta i shtrëngon enët e gjakut dhe ato, duke u mbledhur, nuk prekin receptorët e ndjeshmërisë. Me këtë teknikë,ju mund edhe t’i paraprini një dhimbjeje të fortë, që e ndjeni se mund t’ju kapë së shpejti. Në rast se dhimbja është shtrënguese, vendosni në qafë një pecetë të ngrohur më parë e në të njëjtën kohë, zhysni këmbët në ujë të ngrohtë.
- Gjethet e mentes
Gjethja e mentes ka veti qetësuese dhe ndihmon kundër dhimbjes së kokës. Hidhni një lugë gjethe menteje të grirë në një gotë me ujë të nxehtë dhe lëreni për rreth 10 minuta. Më pas pijeni si çaj. Gjithashtu me gjethe menteje të bluar mund të masazhoni muskujt rreth qafës për lehtësimin e dhimbjes së kokës.