Kënga dhe albumi më i mirë i vitit/ Dua Lipa pjesë e listës së BBC
Shpërndaje

Gjigandi mediatik BBC ka renditur albumet dhe këngët më të mira të vitit 2020, bazuar në 35 listat e publikuara në fundvit nga disa prej revistave, gazetave dhe radiostacioneve më me ndikim në botë.
Pjesë e listës në kategorinë e “Albumi më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit” është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila është pozicionuar e nënta në listën e këngëve më të mira të vitit me hitin “Physical”, dhe e katërta në listën e albumeve më të mira me albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”.
‘’ Dua fillimisht u shqetësua për lancimin e tij gjatë një pandemie – nga frika se një album kaq specifikisht sa i takon ritmit dhe kërcimit nuk do të pritej mirë në një kohë “kur kaq shumë njerëz vuajnë”. Në fund ajo vendosi, në mënyrë korrekte, se ajo që i duhej më shumë botës ishte një rreze drite në errësirë…”, kështu është përshkruar albumi i Lipës në artikullin e publikuar nga gjigandi mediatik.
“Albumi më i mirë i vitit 2020” është emëruar albumi “Fetch The Bolt Cutters” nga Fiona Apple, ndërsa “Kënga më e mirë” është shpallur “WAP” nga dyshja e njohur e muzikës rep, Cardi B dhe Megan Thee Stallion.
Burimi: BBC