DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kënga e tij nuk u pranua në FEST RTSH/ Mentor Haziri: Turp, po diskriminoni artistët nga Kosova

Shpërndaje

Këngëtari i njohur, Mentor Haziri ka reaguar i revoltuar pasi kënga e tij nuk është pranuar në edicionin e 60-të në “Festivalin e Këngës” në RTSH.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka akuzuar RTSH-në se i diskriminojnë këngëtarët nga Kosova në këtë festival, duke përmendur Rona Nishliun e cila është përfaqësimi më i suksesshëm i Shqipërisë në Eurovision.

‘’Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikësuat aq shumë nga një shqiptar i Kosovës sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te tjerët sepse jeni mëursuar me festivale orgjish playback-u gjë që fatkeqësisht unë s’e bej dot por këndoj live…’’ – ka shkruar ndër të tjera Haziri në postimin e  tij.

 

Reagimi i plotë:

Deklarate lidhur me Festivalin e RTSH se !

Kenga ime e re e shkruar nga une dhe e orkestruar nga profesioniste te muzikes nga Irlanda nuk pranua ne FEST RTSH pa dhene asnje arsye te vetme ! Ne te kaluaren ma kane thene qe eshte festival i ndyte e i zhytun ne korrupsion ku kenga shitet me pazare neper koridore shume kohe para – kurre skam besu sepse jam rrit duke pa ate Festival me kengetare te vjeter e ikona te asaj kohe. Sot fatkeqesisht e vertetova kete te keqe dhe poashtu vertetova se ai Festival si don shqiptaret nga Kosova aty sepse bejne konkurencen. Asnje nga Kosova nuk eshte konkurent atyy kete vit, po bash ketu dua te nderlidhem. Nje gje dua te potencoj qe Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyren ne Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE degjohet ende neper bote dhe eshte kange historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve – Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume nga nje shqiptar i Kosoves sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te theret sepse jeni mesuar me festivale orgjish playbacku gje qe fatkeqesisht une se bej dot por kendoj live, dhe mos harroni shume shpejt ne Kosove bahet Festivali i cili perfaqeson Kosoven ne Eurosong. Dhe ju do humbni shume nga artistet kosovare te cilet qe nga viti 2000 sollen Pop-in Rock – un Hip Hopin Jazz in e Funk un ne muziken e Shqiperise. Kjo kange do vije se shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse keta nuk e pranuan sepse frikesohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vertete prandaj. Turp amatera. Kam filluar te besoj ne kombin kosovar.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *