DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Këngëtarja Ana Oxa (Hoxha) zyrtarisht qytetarja më e re e Krujës/ Rama i dorëzon pasaportën shqiptare

Shpërndaje

Këngëtarja e famshme italiane me origjinë shqiptare Anna Oxa (Hoxha) ka marrë pasaportën shqiptare nga dora e kryeministrit Edi Rama.

Ajo ka jetuar gjithë jetën e saj në Itali dhe ka zhvilluar karrierën si këngëtare, por origjinën e saj nga Kruja nuk e ka harruar kurrë. Pasi ka aplikuar për pasaportën shqiptare, Ana nuk e ka pritur që ta merrte nga dora e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Më tha Arditi që donit të vinit tek Skënderbeu. Ky është një muze shumë i bukur. Morëm vesh që je këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh. Teksa flija sonte, mu shfaq në ëndërr dhe më tha është Ana Hoxha dhe jo Oxa, në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë time të madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë. Ju solla pasaportën shqiptare, me një foto të bërë nga fotografi i Skënderbeut”,- u shpreh kryeministri Rama ndërsa i dorëzonte pasaportën.

“Nga ky çast ju jeni zyrtarisht shqiptare. E dërguara e Skënderbeut në tokë përtej detit. Ju duhet të dini që fama juaj ka ardhur këtu para jush dhe nuk ka ardhur një famë si ndjekëse e heshtur e Nënë Terezës, por ka ardhur fama e një ndjekëse e Skënderbeut, e një luftëtareje që nëse nuk i hap rrugën, të shpartallon”,-ishin fjalët e kryeministrit Rama në bashkëbisedim me Anën.

Vetë Ana Hoxha rrëfeu gjatë një emisioni televiziv se ishte larguar nga Shqipëria për shkaqe politike të cilat pengonin familjen e saj të vijonte jetën në trojet shqiptare. Ana Oxa, duke iu përgjigj kryeministrit u shpreh se ka luftëtarë që s’kanë nevojë për shpatën, por për drejtësinë.

Ana Oxa (Hoxha) rrëfeu se është një pjesë thellë brenda saj që e ben të natyrshme të qënit në Shqipëri.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *