Kërkoi të kthehej me Kim Kardashian, Kanye West shfaqet në krahët e modeles 22-vjeçare
Shpërndaje

Pak ditë pasi deklaroi se dëshironte të rikthehej me Kim Kardashian, ‘’Page Six’’ shkruan se reperi Kanye West ka nisur një histori dashurie me modelen 22-vjeçare Vinetria. Dyshja bënë daljen e parë publike këtë javë në ndeshjen e basketbollit të Donda Academy.
Romanca e tij me Vinetria vjen vetëm disa muaj pasi ai u përfol se ishte në një lidhje me supermodelen Irina Shayk. Ata u fotografuan disa herë bashkë, por nuk u shprehën në publik hapur për ldhjen e tyre.
Ndërkohë Kardashian nga ana tjetër thuhet se ka nisur një romancë me aktorin Pete Davidson. Kanye dhe kim qendruan të martuar për 7 vite dhe janë prindër të 4 fëmijëve.