Këta janë 20 artistët shqiptarë që do të garojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2022
Shpërndaje

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur zyrtarisht punën, me përfundimin e përzgjedhjes së 20 këngëve pjesëmarrëse, përfshirë edhe kategorinë e të rinjve. Festivali do të zhvillohet në fund të dhjetorit në dy netë gjysmëfinale dhe një finale në Pallatin e Kongreseve, nga ku fituesi i festivalit do të zgjidhet edhe përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2022.
Nga rezultati i anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes së këngëve, përbërë nga: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni janë zgjedhur artistët e mëposhtëm:
- Alban Ramosaj
- Ronela Hajati
- Evi Reçi
- Kastro Zizo
- Stefi dhe Endri Prifti
- Denis Skura
- Gjergj Kaçinari
- Janex (Xhejn Kumrija)
- Kelly
- Mirud
- Rezarta Smaja
- Saimir Çili
- Shega
- Urban Band
- Eldis Arrnejti
- Ester Zahiri
- Kejsi Rrustja
- Olimpia Smajlaj
- Viola Xhemali
- Xhuljana Pjetra.