Këto janë sjelljet që i urren çdo shenjë e horoskopit
Shpërndaje

Disa i shprehin pakënaqësitë e disa të tjerë jo. Megjithatë të gjithë ne përballemi çdo ditë me rrethana, gjendje apo njerëz që na lënë të pakënaqur. Sipas horoskopit këto janë sjelljet, apo ngjarjet që secila shenjë nuk i pranon, madje e bëjnë të nervozohet dhe i urren:
Dashi -Mbylljen e kafshëve në kafaze, mos përgjigjen në telefonata, njerëzit që publikojnë gjërat intime në rrjetet sociale.
Demi – Mburravecët, mungesën e organizimit dhe rendit, ushqimin e gatuar keq.
Binjakët – Njerëzit pa sens humori dhe ata që nuk iu kushtojnë vëmendjen, të cilën e meritojnë
Gaforrja – Njerëzit, të cilët i zgjojnë herët, fjetjen në shtrat të keq, të nxehtit, veshjen pa stil
Luanët – Njerëzit që vishen më mirë se ata, njerëzit që kanë një makinë më të mirë se ata dhe ditët kur moti është i ftohtë.
Virgjëresha – Njerëzit, të cilëve u mungon sensi i organizimit, njerëzit që vonohen, njerëzit, të cilët nuk ua kthejnë gjërat e huazuara dhe humbjen e kohës në gjëra të parëndësishme
Peshorja – Njerëzit që i thonë se çfarë duhet të bëjë dhe ata që shtiren se janë më të mirë sesa janë
Akrepi – Nëse dikush është më mirë sesa ai në ndonjë detyrë/angazhim, njerëzit që luajnë me ushqimin, dhe kur bëhet viktimë e thashethemeve
Shigjetari – Njerëzit që ankohen shumë, vonesën, njerëzit që frikësohen, akuzat se nuk dinë të menaxhojnë paratë, keqtrajtimin e kafshëve
Bricjapi – Mburravecët që nuk kanë arsye për t’u mburrur, njerëzit që u kërkojnë para hua, njerëzit që nuk e mbajnë fjalën, njerëzit që nuk janë të qendrueshëm.
Ujori – Bisedat për të kaluarën, thashethemet dhe mungesën e përkushtimit
Peshqit – Të nxehtit e madh, të jenë të fundit në diçka, mungesën e vetëdijes për mbrojtjen e ambientit.