DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kim Kardashian zyrtarisht pjesë e klubit të miliarderëve

Shpërndaje

Revista prestigjoze ‘Forbes’ ka publikuar listën e miliarderëve të rinj dhe Kim Kardashian është zyrtarisht  një prej tyre. Sipas ‘Forbes’,  Kim ka fituar miliarda nga bizneset e saj dhe aktualisht ka në llogaritë e saj 1 miliard dollarë. Këto para ajo i ka mbledhur të ardhurat falë dy bizneseve fitimprurëse – KKW Beauty dhe Skims – si dhe parave nga reality show dhe marrëveshjeve të tjera.

Kardashian nisi KKW Beauty në 2017 dhe Coty (COTY) fitoi 20% të aksioneve në linjën e kozmetikës në një marrëveshje vitin e kaluar që e vlerësoi biznesin në 1 miliard dollarë. ‘’Forbes’’ tha se pjesa e saj e mbetur në biznes është me vlerë rreth 500 milion dollarë.

Po ashtu biznesi i saj Skims, një koleksion i rrobave trupore ka një vlerë prej 225 milion dollarësh.

Po ashtu Kim Kardashian ka të ardhura që i vijnë nga investimet dhe pasuritë e paluajtshme. Nuk është hera e parë që familja Kardashian-Jenner shfaqet në një listë të ‘’Forbes’’. Revista më parë shkaktoi polemikë për kurorëzimin e motrës së saj më të vogël Kylie Jenner ( 21-vjeçare)  si miliarderja më e re. Kritikët argumentuan se Jenner nuk mund të konsiderohet si një miliardere e bërë vetë sepse ajo vjen nga një familje e pasur.

 

 

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *