Kinemaja franceze në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Michel Piccoli
Shpërndaje

Aktori i njohur francez Michel Piccoli është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare.
Kolloz i kinemasë franceze dhe padyshim asaj europiane, Michel Piccoli ka qenë protagonist i filmave të njohur si : ”Disprezzo di Jean-Luc Godard” si dhe ”Habemus Papam” i Nanni Morettit.
Karriera e tij ka qenë e pasur me bashkëpunime me regjizorët më të mëdhenj ndërkombëtarë si: Luis Bunuel deri në Claude Sautet, Marco Ferreri apo edhe Nanni Moretti.
Mediat raportojnë se Piccoli ndërroi jetë pranë bashkëshortes dhe fëmijëve.