DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Kivi mbron sytë dhe parandalon kancerin

Shpërndaje

Ky frut ekzotik vjen nga Kina dhe konsiderohet si frut kombëtar kinez. Ka një shije intensive, jashtëzakonisht me lëng, të pasur, me fara të vogla të zeza që nuk e ndryshojnë shijen. Por shumë nuk e dinë që kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme.

Është plot me antioksidues dhe përmban më shumë vitaminë C sesa portokalli dhe fruta të tjera agrumesh.

Është një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E, andaj ka shumë përfitime shëndetësore. Vitaminat A, C dhe E kanë veprimtari antioksiduese.

Disa studime kanë treguar se kivi mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular me 36 për qind. Kivi përmban luteinë dhe zeaksantinë, substanca që gjenden natyrshëm në syrin e njeriut. Luteina ndihmon në filtrimin e dritës së dëmshme blu, e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të syve të shkaktuara nga plakja, shkruan KP.

Flavonoidet dhe karotenoidet që kanë veprim antioksidues mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Radikalet e lira mund të shkaktojnë një numër sëmundjesh, përfshirë kancerin.

Kivi mbron ADN-në nga dëmtimi oksidues, i cili ul më tej rrezikun e kancerit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *