DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Klaudia Pepa, pjesë e klipit të këngëtarit të njohur italian

Shpërndaje

Balerina e talentuar Klaudia Pepa ka lajmëruar prej ditësh se do të jetë pjesë e klipit të ri të Fabrizio Moro, me titull “Voglio Stare Con Te”.  Klipi ku balerina shqiptare është protagoniste është publikuar ditën e sotme dhe komentet kanë qenë shumë pozitive.

Fabula e këngës rrotullohet rreth një historie dashurie që lind në fëmijëri dhe rritet bashkë me ta. Një vajzë e vogël që dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin dhe i dashuri i saj që gjen mënyrën më romantike për ta admiruar në heshtje.

Për Klaudian ky është një projekt shumë i dashur dhe këtë gjë e ka treguar edhe me anë të postimeve të saja të herëpashershme në Instagram.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *