Kombinimi qepë- mjaltë, antibiotiku natyral me veti të pabesueshme shëruese
Shpërndaje

Kombinimi i qepës me mjaltin në një këndvështrim të parë mund të tingëllojë i pazakontë, por në të vërtetë është një kurë e mirë dhe krejt natyrale kundër infeksioneve bakteriale.
Qepa dhe mjalti janë të pasur me përbërës të jashtëzakonshëm që luftojnë mikrobet si edhe pengojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe mikroorganizmave të dëmshëm.
Kur ato kombinohen në sasi të barabarta, ndikimi i mjaltit dhe lëngut të qepës është më efikas dhe më i fortë kundër mikroorganizmave.
Për të përgatitur një kurë me mjaltë dhe qepë ju duhet të përzieni një qepë mesatare të grirë dhe 3 lugë gjelle me mjaltë. Më pas duhet ta mbuloni me napë dhe ta lini gjatë gjithë natës në temperaturë ambienti.
Të nesërmen, kullojeni dhe pijeni 2-3 herë në ditë si shurup ( një lugë çaji n♪7 mëngjes) për 3 deri në 4 ditë radhazi.