DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Koment/Pse Kruja ka nevojë të ketë një përfaqësuese si Merita Bakiu në Parlamentin e ardhshëm

Shpërndaje

Nga Remzi Keqi

Si një djalë i një qyteti që mbart një histori mijëra vjeçare , një djalë që e do Krujën dhe nuk largohet dot prej saj, nuk heq dorë nga dëshira për ta parë akoma më krenare dhe të zhvilluar, doja vetëm t’iu zgjoja për të fundit herë dhe t’iu tregoja për atë njeri të cilin unë pata fatin ta njoh edhe më mirë gjatë kësaj kohe. Zysh Merita Bakiu është gruaja, nëna, vajza me zemër të mirë dhe shpirtin e butë që për vite me radhë kontribuoi në kultivimin e dijes tek fëmijët krutane. Ashtu e heshtur dhe e palodhur ndikoi në zhvillimin e qytetit tonë. Këtë herë kemi fatin që zëri i qytetarëve të Krujës të përfaqësohet nga një bijë Kruje. Dhe kush më shumë sesa një krutane do e donte zhvillimin dhe fuqizimin e Krujës! Faktike është që në kohërat më të vështira krutanët kanë treguar që e duan vendin e tyre dhe i janë gjendur krahë njëri – tjetrit. Të dielën, është dita të tregojmë me vepra, jo vetëm me fjalë që krutani e do Krujën dhe bën për të . Do të dëshiroja që të dielën, kur të ndodheni përpara fletës së votimit të mendoni me logjikë, të mos jeni të shitur dhe të mashtruar nga përfitime momentale ose të fryrë nga premtimet personale boshe.

Koment/Pse Kruja ka nevojë të ketë një përfaqësuese si Merita Bakiu në Parlamentin e ardhshëm 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *