Koncerti që u kthye në tragjedi/ Reagon Travis Scott: Nuk po e kuptoja ç’po ndodhte
Shpërndaje

Disa orë pasi koncerti i tij u kthye në tragjedinë me një bilanc lufte, tetë të vrarë dhe qindra të plagosur, ka reaguar Travis Scott. Reperi i njohur, ka shprehur keqardhjen dhe zhgënjimin e tij më të thellë për tragjedinë e ndodhur gjatë koncertit të Festivalit Astroworld në Teksas, SHBA.
Këngëtari foli për ngjarjen tragjike, duke thënë se po bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar familjet e viktimave.
Ai gjithashtu pohoi se gjatë kohës që ishte në skenë nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte dhe “nuk mund ta imagjinonte kurrë seriozitetin e situatës”.
Videot përkatëse që janë postuar orët e fundit në rrjetet sociale tregojnë të pranishmit në koncert duke bërtitur “ndale koncertin”, ndërsa dhjetëra u shtynë para skenës. Sipas informacioneve, policia është në pritje të ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkaqet e humbjes së tetë jetëve.