DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Konglomerati luksoz i brandeve të modës, merr vendimin e rëndësishëm

Shpërndaje

KERING, grupi luksoz i brandeve më të mëdha të modës, pjesë e të cilit janë marka si: Gucci, Yves Saint Laurent, Alexander McQueen dhe Balenciaga ka ndaluar përdorimin e gëzofit të kafshëve në të gjitha markat e tij deri në vjeshtën e vitit 2022.

“Koha është tani. Bota ka ndryshuar së bashku me klientët tanë, dhe luksi natyrisht duhet t’i përshtatet kësaj. Kur bëhet fjalë për mirëqenien e kafshëve, grupi ynë ka treguar gjithmonë gatishmërinë e tij për të përmirësuar praktikat brenda zinxhirit të tij të furnizimit dhe sektorit të luksit në përgjithësi.” – ka thënë në deklatatën e tij CEO i Kering François-Henri Pinault.

Presioni ndaj industrisë së modës për të mos përdorur gëzofin e kafshëve është rritur në vitet e fundit, me protestat dhe këmbënguljen e shoqatave në mbrotje të kafshëve.

Më herët edhe Chanel dhe Prada gjithashtu njoftuan se do të ndalonin përdorimin e gëzofit, respektivisht në vitet 2018 dhe 2019.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *