DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Koronavirusi nuk kursen as djalin e kryeministrit, Greg Rama rrëfen përballjen me Covid dhe falënderon…

Shpërndaje

Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama, ka ndarë ditën e sotme me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin se ka qenë i prekur nga Covid-19 dhe e ka fituar betejën me virusin.

Gregu në postimin e tij falenderoin mjekët dhe infermierët e spitalit “Shefqet Ndroqi” për kujdesin që kanë treguar ndaj tij, edhe pse punojnë në kushtet e një stresi të madh. Ai po ashtu thotë se analizat i ka bërë në spital, ndërsa trajtimin e ka marrë në shtëpi. Sipas tij, eksperienca me Covid-in i ka shtuar respektin për të gjithë ata që ndodhen në vijën e parë të luftës me virusin e pabesë, ndërkohë që bën me dije se tani është mirë, fizikisht dhe mendërisht.

Postimi i plotë i Greg Ramës: “Një falënderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë! Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht. U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë! Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!” /LIVING/

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *