DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Uncategorized

Kosova feston ditën ndërkombëtare të poezisë

Shpërndaje

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në një takim me shkrimtarët, ka shënuar ditën ndërkombëtare të poezisë.

Nga aty u tha se këto takime kanë për qëllim nxitjen e një krijimtarie sa me cilësore, pasi kjo krijimtari elitare kërkon nxitje dhe përkushtim të veçantë.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqeri Galica tha se përmes këtyre takimeve letrare-artistike synohen të krijohen lidhje nëpërmjet poezisë dhe formave të tjera të artit si muzika, vallëzimi, piktura, teatri e të tjera.

Kjo ditë sipas Galicës, ka për qëllim nxitjen e një krijimtarie sa me cilësore, pasi që poezia është konsideruar gjithmonë si krijimtari elitare.

“Diversiteti gjuhësor ishte objektivi kryesor i UNESCO-së ku në vitin 1999 morri vendim në konferencën e saj të 30 në Paris për ta shpallur 21 marsin, ditën botërore të poezisë, por ky vendim kishte për qëllim edhe të kthej gjinise të letërsisë funksionin e saj të parë traditën gojore, kështu nëpërmjet takimeve letrare artistike synohen të krijohen lidhje nëpërmjet poezisë dhe formave të tjera të artit si muzika, vallëzimi, piktura, teatri e të tjera që me një aspekt ndërlidhen në një mënyrë mediale”.

“Dita botërore e poezisë reflekton edhe në nxitjen e një krijimtarie sa me cilësore sepse arti poetik gjithnjë është konsideruar krijimtari elitare që padyshim kërkon nxitje dhe përkushtim të veçantë… Gjuha e poezisë është  specifike, sepse janë specifike edhe gjuha dhe ndjenjat që shpreh krijuesi nëpërmjet vargjeve, në të vërtete është diçka e bukur e fisnike që në mënyre imediate futet në mëndje në zemër e në shpirt të recituesit por edhe të krijuesit” tha ai

Në ketë takim disa shkrimtarë kishin shkruajtur edhe poezi për pandeminë dhe situatën në të cilën gjendemi.

UNESCO me 21 mars të vitit 1999, shpalli diten botërore te poezisë. Këtë vendim e morri në konferencën e saj të 30-të në Paris. Ky vendim kishte si qëllim kthimin e kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë traditën gojore./ Insajderi/ KultPlus.com

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *