Klikoni KËTU për të nënshkruar peticionin.
Kosova ka shtuar përpjekjet për tu bërë pjesë e Eurosong-ut. Duke e parë ndikimin pozitiv të peticioneve, së fundmi ka nisur nënshkrimi i një të tilli përmes të cilit kërkohet pranimi i Kosovës në Eurovision.
Nismëtari i këtij peticioni kërkon mbështetjen e qytetarëve të cilët duke nënshkruar këtë peticion ndihmojnë në arritjen e qëllimit, dërgimit të Kosovës në Eurovision 2022.
“Eurovisioni mbaroi për këtë vit, por jo edhe angazhimi jonë për ta çuar Kosovën vitin e ardhshëm në Itali. Duke vlerësuar rëndësinë e zërit të qytetarëve, kërkojmë nga ju që të na mbështesni duke nënshkruar këtë peticion i cili ka për qëllim ta dërgojë Kosovën në Eurovision 2022. Kosova tashmë është pjesë e organizatave të mëdha dhe është koha që edhe Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU) t’i hapë dyert për Kosovën (RTK)”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për të nënshkruar peticionin.