DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Kozeta Kurti: Festivali i Kenges per here te pare do te zhvillohet ne nje ambient te hapur ne qytet

Shpërndaje

Kozeta Kurti, në rolin e drejtueses së marrëdhënieve me publikun te Festivalit të 59 të Këngës ka qënë e ftuar në emisionin “Kohë moderne” në Rtsh, për të zbuluar disa detaje nga ky edicion. Ajo ka treguar se për shkak të kufizimeve të pandemisë, festivali do të zhvillohet në një ambient të hapur në qytet. Skena do të jetë e ndërtuar me makina retro, ndërsa publik do të jenë edhe kalimtarët e rastësishëm. 

Kur është pyetur nga moderatoret e programit nëse do të mundohen të shmangin komentet negative, ajo shpjegoi se janë “presione” mes këngëtarëve që të bëjnë njëri tjetrin të tërhiqen nga gara. 

 Ndërsa përsa i përket përzgjedhjes së dy moderatorëve, Blendi Salaj dhe Jonida Vokshi, Kozeta tha se “janë figura të pakonsumuara në drejtimin e një festivali”. Gjithashtu ajo zbuloi se Blendi do të jetë edhe në rolin e skenaristit,ndërsa Jonida do të shfrytëzoje edhe profilin e saj si aktore.  Juria nuk është përzgjedhur ende.

Ngelet për t’u parë se si do të realizohet festivali i 59të i Këngës,  që do të përzgjedhë edhe përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovizion.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *