DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kritikat në rritje për ‘’Golden Globes’’, Tom Cruise dorëzon çmimet në shenjë proteste

Shpërndaje

Tom Cruise ka dorëzuar tre Globet e tij të Artë në shenjë proteste për mungesën mungesën e diversitetit mes organizatës , posaçërisht pa anëtarë me ngjyrë, dhe për përfitimet financiare nga disa anëtarët e saj. Ai është ylli i fundit që u bashkua me një kor në rritje të kritikave. Po ashtu NBC, media e cila ka transmetuar ngjarjen që nga viti 1996, ka thënë se nuk do të transmetojë ceremoninë vitin e ardhshëm.

Cruise fitoi çmimin si aktori më i mirë për interpretimet e tij në “Jerry Maguire” në 1997 dhe “Born on the Fourth of July” në 1990 dhe çmimin e aktorit më të mirë dytësor për “Magnolia” në 2000.

“Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in.”, janë shprehur përfaqësuesit e NBC për CNN Business.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *