Kryeministri britanik Boris Johnson martohet në një ceremoni të fshehtë
Shpërndaje

Ndryshe nga sa ishte lajmëruar nëpërmjet mediave, kryeministri britanik Boris Johnson është martuar në fshehtësi më të fejuarën e tij Carry Symonds 33 vjeçe.
Dasma ishte një ceremoni private, ku të pranishëm ishin vetëm familjarë dhe u realizua në Katedralen e Westminsterit.
Kjo ishte hera e parë në 200 vjet, kur një kryeministër po martohet ndërkohë që është në detyrë.
56-vjeçari dhe 33- vjeçarja u bënë prindër të një vogëlushi në prill të vitit të kaluar.
Kjo nuk është “po” e parë e Johnson, ai ka patur dy martesa më parë e para me Allegra Mostyn-Owen, vajza e shkrimtarit italian Gaia Servadio dhe e dyta me Marina Wheeler, një avokate, me të cilën ka 4 fëmijë.