DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Kur historia përsëritet. Poezia e Kathleen O’Mara e ribotuar gjatë gripit spanjoll

Shpërndaje

Ndërsa bota është mobilizuar të luftojë përhapjen e COVID-19, një poezi e supozuar e shkruar gjatë një pandemie të mëparshme që filloi të qarkullojë në mediat sociale këto dy ditët e fundit, na kujtoi edhe njëherë se kjo nuk është hera e parë që njerëzimi përjeton një moment të tillë. Kjo poezi, e cila fillon me rreshtin “Dhe njerëzit qëndruan në shtëpi”, mendohet se është e shkruar nga Kathleen O’Mara dhe është botuar gjatë pandemisë së 1918- 1919 kur bota përjetoi  pandeminë e gripit famëkeq spanjoll.

Poezia e shkruar në vitin 1869 nga Kathleen O’Mara dhe shqipëruar nga ‘’ Star People’’:

Dhe njerëzit qëndruan në shtëpi

Dhe lexuan libra

Dhe dëgjuan

Dhe pushuan

Dhe bën ushtrime

Dhe krijuan art e luajtën muzikë

Dhe mësuan mënyra të reja të ekzistencës

Dhe ndaluan e dëgjuan më thellë

Dikush meditoi, dikush u lut

Dikush u takua me hijen e tij

Dhe njerëzit filluan të mendojnë ndryshe

Dhe filluan të shërohen

Dhe në mungesën e njerëzve që jetonin në injorancë , rrezik , në mënyra të pakuptimta dhe pa zemër, Toka filloi të shërohej.

Dhe kur rreziku mbaroi

Dhe njerëzit e gjetën veten

Ata qanë për të vdekurit

Dhe bën zgjedhje të reja

Ëndërruan vizione të reja

Dhe krijuan mënyra të reja jetese

Dhe shëruan plotësisht Tokën

Ashtu siç u shëruan dhe vetë

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *