DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Kur imagjinata s’njeh kufi/ Dubai ndërton hotelin që ‘’noton’’

Shpërndaje

Një hotel i pazakontë pritet të hapet në vitin 2023 në Dubai. Ky është hoteli lundures Kempinski, një resort i ri me pesë yje, i cili është unik në llojin e tij, me vende parkimi jo për makina, por për super jahte, që do të ankorohen pranë plazhit Jumeirah. Resorti luksoz jo vetëm që do të notojë, por 12 vilat që e rrethojnë, do të mund të shkëputen nga hoteli kryesor dhe të udhëtojnë të vetme në vende të ndryshme.

Të përshkruara si “varka luksoze” nga zinxhiri i hoteleve zvicerane Kempinski, këto vila do të lidhen me hotelin qendror me 156 dhoma, me disa platforma druri. Ato do të kenë një kabinë të vogël për ekuipazhin, si edhe një motor të integruar. Mysafirët do të jenë në gjendje të përdorin kapitenin e tyre ose të përdorin dikë të ofruar nga hoteli.

Kur imagjinata s’njeh kufi/ Dubai ndërton hotelin që ‘’noton’’ 1Kur imagjinata s’njeh kufi/ Dubai ndërton hotelin që ‘’noton’’ 2Vilat do të jenë struktura dykatëshe me një deri në katër dhoma gjumi, si dhe një tarracë private në çati dhe pishinë. Ato do të pajisen edhe me dritare të mëdha panoramike dhe të gjitha karakteristikat teknike të një shtëpie moderne.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *