Kur Marilyn Monroe ishte thjesht dhe vetëm Norma Jean (FOTO)
Shpërndaje

Para se ajo të bëhej ikona e famshme dhe ylli i shekullit të XX që të gjithë njohim sot, Marilyn Monroe ishte thjesht Norma Jean, një modele dhe aktore aspirante në Los Angeles.
Duke ndjekur udhëzimet e fotografit Bill Caroll, Norma bëri disa fotografi të bukura e të thjeshta në Malibu, por që do të shërbenin për nisjen e karrierës së saj. Ja si do të shprehej Caroll disa vite më vonë:
“Sinqerisht besoj se fotografitë e mia paraqesin një grua tjetër nga ajo që ata njohin. Nuk e kisha idenë se kush ishte Monroe derisa e pash atë në revistën ‘’Time’’ 40 vjet më vonë. Nuk e kisha idenë se kisha fotografuar të njëjtën grua, “tha fotografi.
Fotogaleria tregon disa nga fotografitë nga ky foto sesion.