DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kush do të jetë duka i ardhshëm i Edimburgut? Ja çfarë shkruajnë mediat britanike

Shpërndaje

Titulli ‘’Duka i Edimburgut’’u krijua për herë të parë në 1726, kur iu dha princit Frederick, nipit të mbretit George I. Princi Philip i cili u nda nga jeta pak ditë më parë ishte i katërti në radhët e mbretërisë britanike që mbante këtë titull, të cilin e mori pak para se të martohej me mbretëreshën Elisabeth II.

Ditët e fundit mediat kanë shkruar edhe mbi atë se cili do të jetë anëtari i ardhës i familjes mbretërore që do të marrë këtë titull?

Sipas ”Letters Patent” të lëshuar nga George VI, do t’i takonte princit Charles të bëhej duka i ardhshëm i Edimburgut, por në vitin 1999, në prag të dasmës së Edward me Sophie Rhys-Jones, Pallati Buckingham bëri të ditur se mbretëresha kishte vendosur se, kur Charles të bëhej mbret, do të jetë djali i tij më i vogël, përkatësisht princi Edward, që do të bëhet Duka i Edimburgut.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *