Kuzhina e shpejte/Sallate me karkaleca dhe proshute
Shpërndaje

Ziejini ne avull karkalecat, ne zjarr mesatar, per 2 minuta. Hiqini nga zjarri dhe lerini te ftohen. Trazoni vajin dhe gjysmen e lengut te limonit ne nje tas. Kripeni, piperoseni dhe shtojini barin e qepes. Piqeni proshuten ne nje tigan qe nuk ngjit, ne zjarr mesatar, per 3-4 minuta, ose derisa te behet kerce. Pritini avokadot pergjysem, hiqini berthamen, pritini ne kubeza dhe lagini me lengun e limonit qe ka mbetur qe te mos nxihen. Shtrojini kubat e avokadove dhe karkalecat ne nje pjatance. Lagini me salcen e pergatitur me pare, plotesojeni me proshuten dhe sperkateni me majdanoz. Sherbejeni menjehere.
Sherbehet per 4-6 veta
Pergatitja: 15 minuta
Gatimi: 6 minuta
Ju nevojiten:
▪️ 800 g karkaleca te qeruar
▪️ 125 g proshute derri ne feta
▪️ 125 ml vaj i paster ulliri
▪️ Lengu i dy limonave
▪️ 1 luge bar qepe i fresket, grire holle
▪️ 2 avokado te pjekur
▪️ 1 luge majdanoz, grire holle
▪️ Kripe e piper i zi