Kuzhina e shpejte/Taliatele me zarzavate
Shpërndaje

Fergoni qepen ne nje tenxhere te madhe, me gjysmen e vajit, ne zjarr mesatar, qepen dhe hudhren derisa te zbruhen.Shtojini kungujt, specin, karoten dhe borzilokun, vazhdojeni gatimin 2-3 minuta dhe shtoni domatet.
Verini kapakun dhe vazhdojeni gatimin per afro 10 minuta, ne zjarr te avashte, derisa zarzavatet te zbruhen. Hiqeni hudhren, hidhini kripe e piper. Nderkohe, ziejini taliatelet ne uje te bollshem me kripe. Kullojini dhe hidhini salcen duke i lene te marrin shije 2 minuta ne zjarr.Sperkatini me majdanozin dhe vajin e mbetur.Trazojini, shoqerojini me borzilok dhe sherbejini.
Sherbehen per 4 veta
Pergatitja: 10 minuta
Gatimi: 20 minuta
Ju nevojiten:
▪️ 250 g taliatele me veze
▪️ 2 kunguj ne feta te holla
▪️ 1 spec i kuq, pa fara e bosht, ne feta te holla
▪️ 1 karote e qeruar ne feta te holla
▪️ 1 qepe e grire holle
▪️ 2 thelpinj hudher e plote e shtypur lehte
▪️ 6 luge vaj i paster ulliri
▪️ 2 degeza borzilok i copetuar dhe disa gjethe per garniture
▪️ 400 g domate, te qeruara dhe te grira
▪️ 1 luge majdanoz, i grire holle
▪️ Kripe e piper i zi