DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kylie Jenner bën gjestin bujar për fëmijët e sëmurë me kancer

Shpërndaje

 

Supermodelja Kylie Jenner ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm duke dhuruar bujarisht 500 mijë dollarë për një nga spitalet që trajton fëmijët e sëmurë me kancer.

Shuma e dhuruar do të shkojë për ndërtimin e një hapësire për pacientët, të quajtur “Hey, I’m Here For You Teen Lounge”, ku të rinjtë që i nënshtrohen trajtimit mund të ndjekin pasionet e tyre.

Spitali i Fëmijëve “Monroe Carell Jr.”, shpesh i referuar si Spitali i Fëmijëve Vanderbilt, përshkruhet si ‘një nga spitalet kryesore të fëmijëve në vend dhe më i madhi në juglindje’ që merret me sëmundjet ‘e thjeshta deri tek ato më komplekse’.

Drejtoresha e përgjithshme e ‘Kylie Cosmetics’  e bëri donacionin e saj bujar 500,000 dollarë për nder të mikut të saj të vjetër dhe muzikantit Harry Hudson, i cili u diagnostikua me limfoma të Hodgkin në vitin 2013.

Lajmi për përfundimin e sallës së spitalit dhe kontributi bujar i Jenner vjen pasi ylli u kryqëzua nga fansat se nuk “bëri aq sa duhet” për të ndihmuar mikun e saj i cili kishte nevojë për ndihmë monetare pas një aksidenti me makinë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *