Kylie Jenner dhe Travis Scott bashkohen për një kauzë të rëndësishme
Shpërndaje

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bashkuar për një kauzë të rëndësishme bamirësie këtë Krishtlindje.
Mbrëmjen e djeshme Kylie dhe vajza e saj 2-vjeçare fluturuan drejt Houston, Texas, për të mbështetur Travis në dhurimin e lodrave për fëmijë dhe ushqimeve me fondacionin “Cactus Jack”.
“Vajza e madhe që mbështet babanë e saj në shpërndarjen e ushqimeve dhe lodrave për Krishtlindje”.- shkroi Jenner teksa postoi një fotografi të vajzës së saj në mediat sociale.
Travis dhuroi 2,000 lodra për 1000 fëmijë dhe pemë Krishtlindjesh, batanije, këpucë dhe veshje mbrojtëse anti-Covid.
Kjo është vetëm një nga mënyrat se si Kylie dhe Travis po japin një shembull pozitiv për 2-vjeçaren e tyre, pasi u ndanë në tetor 2019 pas dy vjetësh lidhjeje.