Kylie Jenner prezanton linjën e saj të kujdesit për fëmijë
Shpërndaje

Kylie Jenner ka prezantuar linjën e saj të kujdesit për fëmijë të quajtur “Kylie Baby”.
” Jam shumë e emocionuar të prezantoj Kylie Baby për ju. Kjo ishte një ëndërr e imja për të zhvilluar kujdes të pastër, të sigurt, efektiv dhe të ndërgjegjshëm për foshnjet që kur u bëra nënë. E di që ne të gjithë duam më të mirën absolute për fëmijët tanë, kështu që bërja e kësaj linje plotësisht vegane dhe hipoallergjike ishte shumë personale për mua! Unë jam shumë krenare për këto produkte dhe mezi prisja ta ndaja këtë lajm me ju dhe familjen tuaj! ” – është shprehur supermiliarderja ndërsa ka ndarë lajmin e bukur me fansat në Instagram.
Linja e produkteve për fëmijë do të dalë në shitje në datën 28 shtator.