Lady Gaga dhe Jennifer Lopez emocionojnë me përformancat në inagurimin e presidentit Biden
Shpërndaje

Ashtu sikundër ishte paralajmëruar Lady Gaga dhe Jennifer Lopez, ishin dy artistet që performuan drejtpërdrejtë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Joe Biden. Lady Gaga u ngjit në skenë të interpretonte himin kombëtar amerikan. Ajo mbante veshur një xhaketë të blu të zënë me një fund të kuq, por ajo çka ra në sy më tepër ishte një pëllumb në ngjyrë gold i cili mbante në gojë një degë ulliri, figurë që ishte stampuar mbi xhaketën e këngëtares. Pak më vonë në një mesazh për fansat në Twitter, këngëtarja shpjegoi se kjo ishte simbolikë e asaj që pritet të jetë Amerika nën qeverisjen e Biden, një vend i paqtë dhe plot shpresë.
Edhe pjesëmarrja e Jennifer Lopez është komentuar pozitivisht. Me një performancë në anglisht, por kur nuk munguan as urimet në spanjisht, vetë performanca e amerikano-latines ishte simbolika e parë e bashkimit dhe unitetit të një kombi multietnik.
View this post on Instagram