DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Laura Pausini tani edhe si aktore, zbulohet projekti kinematografik me Amazon

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini do të rikthehet këtë herë me një film të ri në Amazon. Sipas mediave xhirimet kanë nisur dhe filmi është një ide origjinale e Pausinit, ku ajo do të luajë në rolin kryesor.

“Do të jetë një film artistik novator, që sjell një zhanër të ri dhe konfirmon dashurinë e Laurës për artin e shtatë, duke zbuluar shpirtin e saj të vërtetë për publikun, përmes pamjeve të pazbuluara të jetës së saj private dhe profesionale dhe ku Laura i jep vetes një mundësi të madhe për të zbuluar aspekte të vetvetes dhe botës së saj, të pazbuluara dhe të paimagjinuara ndonjëherë, që do të vijnë përpara publikut për herë të parë”,  shkruhet në njoftimin e Amazon Studios.

“Jam e lumtur që Amazon Studios e mbështetën menjëherë me entuziazëm idenë time artistike; do të përpiqemi ta shprehim në mënyrë më të sinqertë të mundshme, siç kam bërë gjithmonë me muzikën, këtë herë, me gjithë pasionin që kam për kinemanë”, tha Pausini.

Skenari i është besuar Ivan Cotroneo dhe Monica Rametta. Filmi do të jetë në dispozicion ekskluzivisht në Amazon Prime Video në 240 vende dhe territore në të gjithë botën në 2022.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *