DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ledina Çelo zbulon planet për karrierën, së shpejti rikthim i fuqishëm

Shpërndaje

Këngëtarja Ledina Çelo e cila prej vitesh jeton në Gjermani me bashkeshortin dhe dy femijet e saj eshte kthyer keto dite ne Shqiperi per te shijuar disa dite pushim ne brigjet e Jonit.

E ftuar në një intervistë në emisionin “ Pushime on top” Leidina ka zbuluar detaje të ndryshme nga jeta dhe perditshmeria e saj.

Ledina ka folur edhe per marredhenien me bashkeshortin, duke kujtuar se gjatë pandemisë edhe pse rrinin brenda nuk jane zënë në asnjë moment, duke konfirmuar keshtu që romanca e tyre shkon më mirë se kurrë.

Ledina ka  rrefyer se i mungon skena dhe ka dhene nje lajm te mire per te gjithe fansat.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo)

“Ka shumë fansa, që sa këmbëngulës që janë , ‘o Ledina e dimë që je aktive në Instagram, por na sill një këngë’. Më merr malli, sigurisht që më merr malli për skenën, aty nisa jetën time, gjithçka. Edhe patjetër që do ketë një rikthim sërish.

Jam duke bashkëpunuar dhe shumë shpejt do ketë diçka, mbase edhe një koncert recital. Por këto më mirë t’ia lëmë kohës”, tha  kengetarja.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *