DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

” Letër , vetes sime 40 vjeç!” – Beyonce emocionon me mesazhet për jetën

Shpërndaje

Ikona e popit, Beyonce i ka surprizuar fansat teksa u ka drejtuar atyre një letër publike, reflektuess.
Në letrën e hapur, 40-vjeçarja shkruan se më në fund po shijon frytet e punës së saj dhe po shijon jetën me familjen.

“Unë jam shumë mirënjohëse që po jetoj. Kushdo që u përpoq të kushtëzonte që gratë të ndihen të pakënaqura kur mbushim 40 vjeç, e ka gabim. Kjo ka qenë absolutisht koha më e mirë që kam ndjerë në jetën time”, ka shkruar ajo.
“Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh momentin. Është hera e parë që kam një kuptim se sa e brishtë është vërtet jeta, sa e vështirë mund të jetë jeta ndonjëherë, dhe për këtë arsye sa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh erën e luleve. Mendova se e dija në 21 ose 30 vjeçe … por nuk e dija” vazhdoi më tej ylli i muzikës.

“Ekziston një liri dhe çlirim duke e ditur se kam arritur në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje të shijoj frytet që kam punuar aq shumë për të mbjellë gjithë jetën time”.

“Sa më e pjekur bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im”, shkroi ajo në letrën, postuar në faqen e saj zyrtare.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *