DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Letersi Boterore / Petëfi Shandor : Poeti më i lexueshëm i të gjitha kohërave në Hungari

Shpërndaje

Petëfi Shandor, pa dyshim është nje nga poetet dhe patriotet me te shquar Hungarez.
Jeta dhe vepra e tij përbëjnë një fenomen unik jo vetëm në letërsinë Hungareze por edhe në letërsinë botërore në përgjithësi.

Petëfi kishte filluar të shkruante qysh në moshën 16 vjeçare dhe me fuqinë e intelektit të tij zgjoi kërshërinë e qarqeve krijuese në atë kohë.

Ishte shok i studimeve me shkrimtarin e madh hungarez Mor Jokai.  Përvec poezi shkroi edhe novela dhe romane.

Poezia e tij asokohe ishte burim frymëzimi për liridashësit Hungarez. Poezitë e këtij poeti janë përkthyer në të gjitha gjuhët e botës, ndërsa Petëfi konsiderohet se është poeti më i lexueshëm i të gjitha kohërave në Hungari.

 POEZI NGA PETEFI SHANDOR:

LIRI, DASHURI

Liri e dashuri,
I dua që të dy,
Për dashurinë
E jap jetën,
Për lirinë
E jap dashurinë.

POPULLI 

Në njërën dorë parmendën,

Shpatën në dorën tjetër,

Kështu gjallon ky popull,

Kështu e derdh gjakun e djersën

Derisa të rrojë.

Përse të derdhim gjak

Kur tok` e atdheut,

E pasur e pjellore,

Prodhon bukë e zaire

Dhe gjithë ç na duhet?

E kur armiku na mësyn

Përse të na përgjak

Shpatës t`i përvishemi

Atdheun ta mbrojmë.

Sepse atdheu është  aty ku ka drejtësi,

E sot ky popull në robëri po gjallon.

 

PËR VJERSHAT E MIA TË KËQIJA 

Dhe unë mund të shkruaj

Gjithnjë mirë,

Po për mëshir’ e shkel

Kët dëshirë.

Sikur të shkruaja gjithnjë

Veç bukur unë,

Ç’do të bënin vall’kritikët

E mij fatlumë?

Ata,siç dihet,me mbeturina

Vetëm jetojnë

E le t’i marrin,pra, ato

Që ëndërrojnë.

Le t’i lëpijnë,të ngopen,

Të pasurohen,

Edhe ata të mjerët

Njerëz numërohen.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *