DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Letërsia, arti që dominohet nga meshkujt? 6 shkrimtaret e  tematikave të guximshme

Shpërndaje

Nga Enriko Paja 

Pavarësisht sa duam ta pranojmë apo jo, bota jashtë është një botë e egër me një prirje të theksuar maskiliste. Jo pak herë ka qenë e tillë edhe brenda letërsisë. Ndaj nuk është aspak e rastësishme, që në letërsinë e shkruar nga gratë shkrimtare, ndeshim më shumë heroina se heronj.

Grave i duhen heroinat për të mundur mashkullin,  ndërsa meshkujve i duhen heronjtë për të mundur gjininë e tyre, mashkullin rival.

Arti i letërsisë, nuk është më shumë se një rrëfim poetik. Arti lind prej dhimbjes ose bukurisë, dhe kompletohet prej rrugëzgjidhjeve ndaj dhimbjes dhe kush tjetër përveç femrës mund të shkruaj më mirë për dhimbjen dhe të bukurën.

Pyetjes se pse meshkujt dominojnë letërsinë botërore nuk mund ta gjejmë me një vështrim, por është një analizë e gjatë e shumë faktorëve social, kulturor, të niveleve të zhvillimit dhe qytetërimit të një populli.

Ndër shekuj femrat janë përballur me presionin e ’gjinisë së dobët’ , në një terren që është  konsideruar gjithnjë i burrave, dhe për vetë faktin se, konsolidimi i të drejtave të grave ka ndodhur vonë.

Më poshtë ju rendisim një listë me disa gra që kanë shkruar me të arta emrin e  tyre në letërsi, duke dhënë mesazhe të fuqishme dhe duke u bërë model dhe adhurim për gra të tjera.

Safo

Poetesha e njohur greke e cila solli në të gjithë Evropën frymën e poezive lirike. Gruaja e cila shkroi për ndjenjat, për dashurinë dhe për dhimbjen.

Gruaja e cila u ngrit kundër aristokracisë dhe shtresave te larta socialo-politike. Ajo qe nuk pati frike te shkruante çfarë ndjente.

Jane Austen

Një ndër shkrimtaret më të famshme të të gjitha kohërave. Jane Austen (1775- 1817) kujtohet për veprat e saj “Krenari dhe paragjykim”, “Arsye dhe ndjenja”, “Ema”. Veprat e  saj janë ende një pikë referimi për gjenerata të tëra.

Charlotte Brontë

Që në fëmijëri, Charlotte krijoi së bashku me motrat Emily e Anne dhe vëllanë Branwell një botë  imagjinare, ku krijonin cikle të komplikuara të historive fëmijërore.

Oriana Fallaci

Jo vetëm shkrimtare, por edhe gazetare e aktiviste, Fallaci (1929-2006) ishte e para italiane që  shkoi në frontin e luftës si e dërguar speciale. Si shkrimtare, publikoi 20 romane, duke shitur rreth 20 milionë kopje në të gjithë botën. Ka shkruar artikuj të fortë dhe të guximshëm për  lidhjen mes islamit dhe Perëndimit.

Emily Brontë

Poezitë e dashurisë së Emily Brontë janë romantike dhe prekëse. Shkrimtarja dhe poetja  angleze, e njohur për të vetmin roman “Wuthering Heights”, është një ndër gratë më të dashura  dhe të vlerësuara të letërsisë britanike. U nda nga jeta në moshë të re, 30 vjeçare, dhe poezitë e  saj janë publikuar nga e motra, Charlotte.

Toni Morrison

Fituesja e çmimit Nobel për letërsi ne vitin 1993. Vajza e një familjeje punëtore e cila u kthye ne një ikonë të letërsisë.

Shkrimet mbi jetën e afro-amerikanëve, rrethanave te vështira si dhe anëve të errëta te humanizmit e bënë të veçantë letërsinë e saj. Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “e cila në romane karakterizohet nga forca vizionare dhe  domethënia poetike, i jep jetë një aspekti thelbësor të realitetit amerikan”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *