DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Letra që zbulon marrëdhënien që kishte Diana me Princin Philip

Shpërndaje

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare javën e kaluar ndërsa të shtunën pritet të përcillet për në banesën e fundit nga miqtë dhe familjarët. Gjithnjë i dashur, karizmatik dhe pozitiv në sytë e opinionit publik, mediat britanike kanë raportuar se ai ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Lady Dianën.

Në një nga letrat për nusen e familjes, Duka i Edinburgut shkruante: “Nuk aprovojmë që një nga ju të ketë lidhje jashtëmartesore. Charles, në një pozicion të tillë u tregua budalla duke rrezikuar gjithçka për Camillën. Ne kurrë nuk mund ta imagjinonim se do të linte për të. Askush me logjikë nuk mund të të lërë ty për Camillën. Një gjë e tillë kurrë nuk na ka shkuar në mendje”.

Këto letra datojnë të jenë shkruar nga qershori i vitit 1992 deri më dhjetor të atij viti. Në korrespondencën mes tyre vihet re se Diana i drejtohet Philip-it me fjalët: “baba i dashur”.

 

Letra që zbulon marrëdhënien që kishte Diana me Princin Philip 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *