DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Kids

Librat dhe filmat që duhet të shohin e lexojnë fëmijët gjatë verës

Shpërndaje

Vogëlushët janë thesari më i çmuar i familjes dhe kujdesi për librat dhe filmat që ata duhet të lexojnë e shohin është detyrë dhe përgjegjësi . Librat e rinj për fëmijë, më shumë të përkthyer e tek- tuk të shkruar rishtazi prej autorëve shqiptar duket se pushtojnë raftet e bibliotekave. Letërsia bashkëkohore ka vlerat e saj për vetë  natyralitetin me të cilin i bën fëmijët të zhyten në botën e tyre, por sot dëshirojmë t’ju rekomandojmë dy libra dhe dy filma të cilët do të jenë bashkëshoqëruesit më të mirë të vogëlueshve gjatë  verës.

‘’Aventurat e Tom Sojerit’’ – Mark Twain

Së pari, një nga librat që thërret sinqeritet fëminor dhe mban aromën e një morie lojërash dhe ngjarjesh argëtuese, të cilat të zgjojnë kërshërinë e të bëjnë të lodrosh nëpër to është ‘’Aventurat e Tom Sojerit’’ nga Mark Twain. Ky është një nga librat më të lexuar të letersisë së fëmijëve dhe i parapelqyeri jo vetëm i të gjithë fëmijëve që do e lexojnë, por edhe i të rriturve të cilët me siguri brenda vetes dëshirojnë t’i rikthehen këtij libri e ta rrëmbejnë edhe një herë si të ishin ende të vegjël. Tom Sojeri ka aftesinë të bëhet një mik i ngushtë, i cili me naivitetin e një fëmije dhe capkënllëqet e tij rrëfen lojërat, argëtimet, prapësirat dhe ëndrrat e një fëmije të mençur dhe gazmor.

‘’Sekreti i binjakeve’’-   Elisabetta Gnone 

Elisabetta Gnone vjen me një tjetër trilogji magjepsëse për lexuesit e vegjël. ‘’Fairy Oak’’ është libri i parë i saj. Aventurat e jashtëzakonshme të dy motrave, që i bashkon një dashuri më e fortë se çdolloj fuqie tjetër. ‘’Fairy Oak’’ është një fshat magjik dhe i lashtë, i fshehur në mjegullat e kohëve të paharrueshme. Nëse niseni ta kërkoni, do t’ju duhet të udhëtoni mes maleve skoceze dhe kodrave normane, nëpër luginat e lulëzuara të Bretanjës, mes livadheve të gjelbra irlandeze dhe gjireve të oqeanit.

Në fshat banojnë krijesa magjike dhe njerëz pa fuqi magjike, por është e vështirë t’i dallosh nga njëri-tjetri, sepse magjistarët, shtrigat dhe banorët e zakonshëm kanë jetuar në shtëpitë e gurta aq gjatë, saqë me kalimin e kohës askush nuk e vë më re se tjetri është ndryshe dhe të gjithë ngjasojnë nga pak. Përveç zanave, që janë të vogla-të vogla, të shndritshme dhe… fluturojnë.

Kjo histori rrëfehet nga njëra prej tyre dhe tregon aventurën e jashtëzakonshme të dy motrave binjake, Vaniljes dhe Pervinkës.

Swallows and Amazons (2016)

Katër fëmijë ëndërrojnë të ikin nga stresi i një festë verore me nënën e tyre. Kur më në fund u jepet leja për të ngritur kampin në një ishull në mes të një liqeni të madh, ata janë të gëzuar, por kur arrijnë atje,  zbulojnë se nuk mund të jenë vetëm. Beteja për pronësinë e një ishulli të vetmuar u mëson atyre aftësitë e mbijetesës, vlerën e miqësisë dhe rëndësinë e ruajtjes së qetësisë. Realizmi është bazuar në romanin e Arthur Ransome.

Aventurat e TinTin (2011)

I riu Tintin (Jamie Bell), i shoqëruar nga qeni i tij besnik, Snowy, blen një model të një anijeje të vjetër të quajtur Unicorn. Një karakter hije me emrin Sakharine (Daniel Craig) dhe më vonë një amerikan me emrin Barnaby (Joe Starr) përpiqen të blejnë modelin prej tij, por Tintin refuzon. Djaloshi zbulon se anija përmban një çelës për një thesar të fshehur, por para se ta gjejë atë, Tintin është rrëmbyer dhe i është dorëzuar kujdestarisë së kapur Haddock (Andy Serkis).

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *