DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Librat që nuk duhet t’i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve 

Shpërndaje

Në valixhen tuaj të pushimeve nuk duhet të mungojë kurrsesi një libër. Mbetet padyshim një nga miqtë e pakët besnikë që e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës. Ata, njerëzit e librave, ju sugjerojnë një mori titujsh, mes të cilëve mund të gjeni të preferuarin ose të preferuarit. Në këtë artikull jemi përpjekur të sjellim një qoshkë të vogël të librit. Nëse ju ngjallin kureshtje, zgjidhni një prej tyre, në të kundërt mos ngurroni t’i hyni një kërkimi të shpejtë.Në fakt, vera konsiderohet si koha ideale për të lexuar. Gjatë verës, leximi stimulon dëshirën për të njohur dhe kuptuar. Janë të shumtë ata që kur nisen me pushime, përveç aksesorëve të plazhit, marrin me vete dhe një çantë me libra. Nën çadër, buzë detit… ndër të tjera mund edhe të lexosh shumë mirë. Madje, mund të lexosh më shumë se ç’ke kaluar nëpër duar një vit të tërë. E kjo vlen kur bën pushime të qeta nën shoqërinë e natyës dhe të detit. Ajo që vihet re gjatë periudhës së verës është se njerëzit duan libra të lehtë, histori suksesi, histori dashurie. Nuk duan ta ngarkojnë veten me libra që kërkojnë përqendrim dhe vëmendje. Nëse është kështu, libra të tillë nuk mungojnë për të kënaqur shijet tuaja, edhe pse për pushime këshillohen libra jo shumë të vështirë. Por, kjo më shumë është shije individuale e vetë lexuesit. 

1.21 leksione per shekullin e 21

Librat që nuk duhet t'i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve  1

Autori i dy librave më të shitur të momentit në mbarë botën, “Sapiens” dhe “Homo Deus”, Youval Noah Harari vjen me librin më të fundit në shqip, “21 leksione për shekullin e 21”. Këtu analizohen sfidat globale si epidemitë, inteligjenca artificiale, edukimi, fetë, kombet, punësimi, mjedisi, demokracia, etj., dhe ofrohen zgjidhje të cilat i shërbjenë ccdo individi në epokën tonë.

 

2.Nje xhentelmen ne Moske

Librat që nuk duhet t'i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve  2

“Një xhentëlmen në Moskë” na flet në një epokë tjetër, plot hijëshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së dielës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Një roman që të magjeps kur flet për përpjekjet e kontit për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh njeri me qëllime të mëdha në jetë.

 

3.Te behesh

Librat që nuk duhet t'i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve  3

4.Ditari i Ana Frankut

Librat që nuk duhet t'i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve  4

Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor.

 

5.Aventura dashurie te grave te famshme

Librat që nuk duhet t'i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve  5

Një libër i cili ja del të zbulojë aventurat e dashurisë të disa prej grave më të famshme në botë.

 

6.Jeto per ta treguar

Librat që nuk duhet t'i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve  6

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.

 

7.Alkimisti

Librat që nuk duhet t'i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve  7

Ky është një nga romanet më të suksesshme të Paolo Coelhos dhe një prej librave më të shitur në botë përgjatë këtij shekulli. Briliant në rrëfim, magjik dhe i thjeshtë në mënyrën sesi komunikon me lexuesin. Është një gjetje fantastike për dhurata për të dashurit apo miqt tuaj. Alkimisti nuk duhet humbur kurrësesi

8.Per ke bie kembana

Librat që nuk duhet t'i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve  8

Për kë bie këmbana nga Ernest Heminguej u publikua në vitin 1940. Ky roman tregon historinë e Robert Xhordan, një i ri amaerikan i brigadës ndërkombëtare i angazhuar në një njësi guerrile republikane gjatë Luftës Civile Spanjolle.

 

9.Mendo dhe behu i pasur

Librat që nuk duhet t'i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve  9

“Mendo dhe bëhu i pasur” i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre.

 

10.Heroi i perditshmerise

Librat që nuk duhet t'i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve  10

Ky liber perfaqeson nje shqyrtim te qarte te temave qe shqetesojne njeriun e sotem. Nga kendveshtrimi filozofik, leximi i ketyre faqeve na ofron celesat e nje interpretimi me te mire te vetes tone

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *