DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Libri i ri i Hillary and Chelsea Clinton – Pse bota ka nevojë për gra të guximshme

Shpërndaje

‘’The Book of Gutsy Women: Favorite Stories of Courage and Resilience’’ është botimi më i ri Hillary Clinton dhe vajzës së saj, Chelsea. Në këtë libër ato sjellin historitë e grave të guximshme që i kanë frymëzuar; gra heroina dhe që me guxim ia kanë dalë të qëndrojnë në status quo, të bëjnë pyetje e thirrje të vështira drejtuar botës dhe t’ia dalin gjithmonë mbanë. 

Libri është mirëpritur jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën ka entuziazëm për subjektin e tij. Duke folur për librin Hillary është shprehur: ‘’Duke u rritur, unë vështirë se njihja ndonjë grua që punonte jashtë shtëpisë. Kështu që unë shikoja nënën time, mësuesit e mi dhe faqet e revistës ‘’Life’’ për frymëzim. Pasi mësova se Amelia Earhart mbante një libër shkrimesh me artikuj në gazeta në lidhje me gra të suksesshme në punë të domuniuara nga meshkujt, fillova të hidhja disa shënime të miat në letër. Shumë kohë pasi ndalova së bëri këto artikuj, vazhdova të kërkoja histori të grave që dukej se po ripërcaktonin atë që ishte e mundur.’’

Ndërsa Chelsea, do të shprehej: ‘’Ky libër është vazhdimi i një bisede që unë e nëna ime kemi bërë që kur isha e vogël. Edhe për mua, nëna ime ka qenë një heroinë gjithmonë; kështu ishin edhe gjyshet e mia. Mësueset e mia të hershme ishin gjithashtu gra. Por unë u rrita në një botë shumë të ndryshme nga e tyre. Pediatrja ime ishte një grua, dhe kështu ishte kryetarja e parë e Rock që e mbaj mend nga fëmijëria. Shumica e nënave të miqve të mi të afërt kanë punuar jashtë shtëpisë si: infermiere, mjeke, mësuese, profesoresha apo edhe në biznes. Dhe gratë ishin duke hyrë në histori ​​dhe duke thyer rekorde këtu në Tokë.’’

Sigurimi i të drejtave dhe mundësive të grave dhe vajzave mbetet një pjesë e rëndësishme dhe e papërfunduar e shekullit të njëzet e një. Ndërsa ka shumë punë për të bërë, ne e dimë se përgjatë historisë dhe në mbarë globin gratë kanë kapërcyer rezistencën më të ashpër të imagjinueshme për të fituar beteja që kanë bërë të mundur përparimin për të gjitha ne. Kjo është arritja e secilës prej grave në këtë libër.

Libri i ri i Hillary and Chelsea Clinton – Pse bota ka nevojë për gra të guximshme 1Pra, si e bënë ato atë? Përgjigjet në libër janë po aq unike sa vetë gratë. ShkrimtarEt si Rachel Carson dhe Chimamanda Ngozi Adichie i dhanë zë diçkaje për të cilën askush nuk kishte guxuar të fliste më parë. Historiania Mary Beard e përdorte zgjuarsinë për të hapur dyert që dikur ishin të mbyllura, dhe Wangari Maathai, e cila nxiti një lëvizje për të mbjellë pemë, e kuptoi fuqinë e modelimit të roleve. Harriet Tubman dhe Malala Yousafzai  edhe pse ishin të frikësuara në fytyrë vazhduan. Pothuajse secila prej këtyre grave ishte optimiste – ato kishin besim se veprimet e tyre mund të bënin ndryshime. Dhe historia tregoi se ato kishin të drejtë.

Libri rrëfen historitë e grave heroina ; me guximin stoik për të qëndruar përpara status quo-së dhe që kanë nxitur nisma dhe ndryshime pozitive në botë. Pra, në momentet kur ngarkesa e gjatë duket jashtëzakonisht e gjatë, ky libër do ju zhys në abiset e bukura të motivimit dhe do ju inspirojë  me histori sa plot dramë, po aq edhe unike dhe të veçanta, histori që kanë ripërcaktuar fatet njerëzore , por edhe të kombeve.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *