Libri me kujtime i Princ Harry ‘shokon’ Pallatin Mbretëror
Shpërndaje

Mbretëresha Elisabetë, Princi Charles dhe William thuhet se janë të “shokuar” nga njoftimi i Harry-t mbi një libër të tij me kujtime.
Ditën e djeshme në mediat ndërkombëtare qarkulloi lajmi se princi Harry do të botojë një libër më të pathënat e tij, i cili pritet të nxjerr në pah sekrete të tjera nga marrëdhënia e tij me Familjen Mbretërore.
“Unë mendoj se të gjithë janë lodhur kur bëhet fjalë për ata të dy. Ata kanë kaluar 18 muajt e fundit duke bërë gjithçka që i premtuan Madhërisë së Saj se nuk do të bënin”, – tha një burim për mediat britanike.
Ekspertët mbretërorë e kanë cilësuar këtë veprim si një “ushtrim i bërjes së parave në kurriz të familjes së tij”.