DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

Liderët e BE, tani e tutje, video-konferenca javore për pandeminë COVID-19

Shpërndaje

Bruksel – Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mbajnë video konferenca pothuajse çdo javë për të koordinuar masat kombëtare kundër pandemisë COVID-19, në një kohë që kontinenti po lufton me një rritje të infeksioneve.

27 kombet e BE e luftuan COVID-19 me masa të ndryshme, ndonjëherë të kundërta, në muajt e parë të pandemisë. Koordinimi më i ngushtë pritet të shmangë një përsëritje të ndasive të para pas shpërthimeve të fillimit.

Pati një marrëveshje që ne, gati çdo javë tani, të angazhoheshim në konsultim me njëri-tjetrin për të gjetur metodat më të mira dhe qasjet më të mira për t’u marrë me këtë valë të dytë të përhapjes së COVID-19″, tha Kryeministri Irlandez Micheal Martin në të premten në një samit të BE.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se video-konferencat e rregullta do të ndihmonin në koordinimin e lëvizjeve për gjurmimin, masat kufizuese, vaksinat dhe terapitë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *