DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

“Liqeni im” i regjisorit Gjergj Xhuvani shfaqet në “European Film Market”

Shpërndaje

Filmi shqiptar  “Liqeni im”, me regji dhe skenar  të regjisorit të mirënjohur Gjergj Xhuvani u shfaq në ‘’European Film Market’’, i cili këtë vit u zhvillua virtualisht për shkak të pandemsië.

Lajmin e ka shpërndarë për artdashësit vetë Qendra Kinematografike Shqiptare.

Filmi dramatik është xhiruar në liqenin e  Prespës së Madhe dhe sjell një portretizim të jetës së Kristos, i cili si pasojë e vështirësive ekonomike është kthyer në një kontrabandues marijuane ndërmjet dy shteteve.

‘’Liqeni im’’ njohu premierën më 19 shtator të vitit të kaluar gjatë netëve të “Tirana International Film Festival” si një homazh për regjisorin dhe skenaristin Gjergj Xhuvani i cili u nda nga jeta më 14 gusht të vitit 2019.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *