DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Luana Vjollca na prezanton me suksesin e radhes.Kengetarja fiton cmim ne SHBA

Shpërndaje

Luana Vjollca ka fituar çmimin “Best Albanian Act Artist” ne “Golden Panther Music Awards 2020”. Ceremonia u mbajt  “online” ne New York si pasojë e pandemise COVID/19. Luana ka dërguar një falenderim për festivalin përmes një videoje, teksa inkurajoi se do ta kalojmë këtë situatë të gjithë bashke dhe u shpreh mirënjohëse për faktin se përfaqësoi Shqipërinë.

“Përshëndetje ‘Golden Panther Awards’, përshëndes të gjithë njerëzit kudo në botë. I uroj shëndet dhe lumturi. Së bashku mund ta kalojmë këtë situatë. Dua t’ju falenderoj për nominimin dhe çmimin, jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend të vogël por kaq të dashur e të bukur si Shqipëria”, u shpreh Luana.

Moderatoja e njohur nuk harroi të përshëndeste as fansat e saj besnikë që nuk kanë ndaluar kurrë së  mbështeturi.

“Golden Panther Awards” vlerëson këngëtarë nga e gjithë bota. Ceremonia e përvitshme ka sjellë në vëmendje artistë nga vende të ndryshme, ku përfshihet edhe Shqipëria. Këtë vit, Luana u nominua si “Artistja më e Famshme Shqiptare”, kategori për të cilën u vlerësua edhe me çmim.

https://www.instagram.com/luanavjollca/

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *