DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Lufta kundër COVID-19 / Rihanna bën gjestin e madh bamirës

Shpërndaje

Shumë njerëz të famshëm të botës së televizionit, kinemasë apo edhe artit  janë solidarizuar në luftën kundër COVID-19. Së fundmi këngëtarja  Rihanna i është shtuar listës së njerëzve publik që po kontribuojnë në shuma të mëdha në luftën kundër koronavirusit. ‘’Clara Lionel Foundation’’ (organizata e saj e bamirësisë) , ka dhuruar plot 5 milionë dollarë.

Sipas ‘’ People’’nga donacioni i këngëtares pritet të përfitojnë ‘’Feeding America’’, ‘’Direct Relief’’, ‘’Partners in Health’’, ‘’International Rescue Committee ‘’dhe fondi i OBSH-së për COVID-19.

Rihanna dhe fondacioni i saj filantropik do të ndihmojnë edhe bankat e ushqimit në SHBA, t’u shërbejnë sidomos komuniteteve në nevojë dhe të moshuarve . Po ashtu, ajo do të sigurojnë mjete mbrojtëse për mjekët dhe punonjësit e laboratorëve që po punojnë për gjetjen e vaksinës.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *