Lulet që do të ndryshojnë komplet pamjen e shtëpisë suaj
Shpërndaje

Nëse nuk e kishit menduar ndonjëherë të merrni një lule në shtëpi, pasi te lexoni kete artikull, mund të ndryshoni mendim.
Bambuja fatsjellëse
Nëse jeni në kërkim të një luleje shumë tërheqëse bambuja është perfekte. Bambuja fatsjellëse është një prej luleve që kërkon ujë një herë në javë dhe pa dyshim do të zbukurojë shtëpinë tuaj. Për më tepër, nëse jeni paragjykues duhet të dini se kjo lule sjell energji pozitive.
Livandoja
Përveç aromës së mrekullueshme livandoja do t’i japë shumë dritë shtëpisë suaj. E brishtë, plot ngjyra dhe me një aromë e veçantë kjo lule nuk duhet të mungojë në shtëpinë apo ballkonin e askujt.
Kaktuset
Jane bime sukulente, xhelatinose, me permbajtje te larte uji!
Ujitini rralle, 1 here/ 3 jave nese i mbani brenda ( dhe ne sasi te paket),ose 1 here/jave nese i mbani jashte.
Rrenja e tyre nuk duhet te rrije ne dhé te lagur shume, keshtu qe duhet mbushni vazon me dhe pak te forte e te pleheruar; jo humus i thjeshte.
Vendosni shume guralece ne fund te vazove te thella qe te ndihmojne ne kullimin e ujit.
Kaktuset kane aftesi per te perthithur rrezet e kompjuterit dhe per te relaksuar syrin.
Mbajtja e tyre ne tavolinat e punes ndihmon ne mbrojtjen nga rrezet e demshme te kompjuterit.
Pas oreve te gjata te punes, soditja e kaktusit mbi tavolinen tuaj te punes, ju ndihmon per clodhjen e muskujve te syrit!
Aloe Vera
Nëse jeni të dhënë pas luleve të thjeshta dhe që ju hyjnë gjithmonë në ndihmë, aloe vera është zgjidhja. Ajo është cilësuar si një nga lulet më ‘bujare’, që mund t’ju vijë në ndihmë si përbërës maskash për fytyrën ose flokët, si dhe për shumë përdorime të tjera. Është një lule që do ju falë shumë harmoni në shtëpi.